Di Maria: Bëra mirë që u largova nga Madridi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Di Maria: Bëra mirë që u largova nga Madridi

NULL NULL
13/11/2015
Megjithtëse nuk ka qenë në formën më të mirë që nga largimi nga Madridi, sulmuesi i Paris Saint-Germainit mendon që ka bërë mirë që është larguar.

Angel Di Maria beson se u largua nga Real Madridi në kohën e duhur, megjithëse që atëherë ka treguar lojëra të dobëta.

Di Maria u largua drejt Manchester Unitedit për 59,7 milionë funte në gusht të vitit 2014, vetëm tre muaj pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Los Blancos.

Për skuadrën nga Old Trafford argjentinasi shënoi vetëm katër gola në 32 paraqitje, duke u larguar tek PSG-ja në gusht të këtij viti.

“Pasi fitova Ligën e Kampionëve unë desha që të qëndroj në Madrid edhe për një kohë, por në futboll ndodhin edhe këto gjëra”.

“Që nga largimi nga Real Madridi nuk kam fituar gjë. Por mendoj që u largova në kohën e duhur”.

“Fansat e Madridit janë shumë kërkues. Klubi ka fituar shumë trofe dhe ata janë të mësuar me suksese”.