Lajmet e fundit

Giovanni Di Lorenzo ka zgjatur kontratën me Napolin deri në vitin 2030.
Kapiteni i kampionëve të Italisë ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij në “Diego Armando Maradona”, duke mbetur një nga figurat kryesore të skuadrës, transmeton Klankosova.tv.
Mbrojtësi italian është pjesë e rëndësishme e projektit të Napolit dhe rinovimi i tij konfirmon besimin e klubit te kapiteni.
Di Lorenzo pritet të vazhdojë të jetë një lider i rëndësishëm për ekipin në vitet e ardhshme.