Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhunë në familjet kosovare – gratë, viktimat më të shpeshta

NULL NULL
04.07.2025 10:01

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar më 3 korrik  në Prishtinë dhe Pejë.

Rastet përfshijnë dhunë fizike dhe psikike, ku në disa prej tyre është kërkuar edhe trajtim mjekësor për viktimat

Policia ka arrestuar disa të dyshuar, ndërsa disa raste janë proceduar në mënyrë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

“Prishtinë 03.07.2025-00:10.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe kishte dëmtuar orenditë e banesës. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Lipjan  03.07.2025-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 03.07.2025-17:50.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Graqanicë 03.07.2025-00:56.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë 03.07.2025-09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje”.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.