Dhuna në familje, nga janari u regjistruan 763 raste në Shqipëri NULL NULL 10.03.2023 01:12 10.03.2023 01:12 Nga viti 2019 e deri më sot në Shqipëri janë regjistruar në total 20,589 raste të dhunës në familje ndërsa mesatarja e çdo viti tregon se në Shqipëri raportohen 14 raste në ditë të dhunës në familje. Ngjarjet e rënda dhe dhuna që çon në vrasje kanë ngritur dhe një herë shqetësimin e urdhrave të mbrojtjes e problemeve në aplikimin e tyre. Vetëm përgjatë periudhës 1 janar–28 shkurt të këtij viti në policinë e shtetit janë konstatuar 736 raste të dhunës në familje. Sipas të dhënave statistikore 417 raste kanë marrë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes ndërsa në 25 prej tyre këto urdhra janë shkelur. Sipas juristëve, problematike mbetet dhe procesi gjyqësor kur paraqiten dokumente të cilat lehtësojnë pozitën e dhunuesit. Të dhënat statistikore tregojnë se nisur nga dendësia e popullsisë, qarku me numrin më të madh të denoncimeve është ai i Tiranës, i ndjekur nga ai i Durrësit, i Fierit dhe i Vlorës. Të dëmtuar nga dhuna dhe krimet e tjera në marrëdhëniet familjare në total për vitin 2022 janë 5225 persona, prej tyre 3767 janë gra/vajza ndërsa 266 të dhunuar janë të mitur. /a2news *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kjo është kërkesa e prindërve të Liridona Ademajt për zhvarrosjen e trupit të saj (DOKUMENT) 35 minuta më parë
Kosova Vëllau i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësinë e Kosovës, le të jetë i fundit rasti i motrës sime 38 minuta më parë
Kosova Vëllai i Liridona Ademajt: Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet 45 minuta më parë