Dhuna ndaj grave, Berisha: DASh tregon gjendjen reale (VIDEO) NULL NULL 21.03.2023 19:09 21.03.2023 19:09 Aktivistja për të drejtat e grave, Rita Berisha, e ka konsideruar pozitiv raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për gratë në Kosovë, për vitin 2022. Sipas saj, DASh-i e ka paraqitur gjendjen reale që është për gratë dhe dhunën që ato përjetojnë. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se në raportin DASh-it janë cekur rastet që e dhunimeve dhe vrasjeve ndaj grave kosovare, duke veçuar dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, si dhe vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. “Departamenti Amerikan i Shtetit e bën një përmbledhje shumë të mirë që organizatat e grave dhe aktivistet e kanë potencuar çdo herë dhe për shumë kohë të gjatë. Gjykatat dhe sistemi ynë i drejtësisë po i dështon gratë, në sensin e ofrimit të drejtësisë dhe të sigurisë për to”. “Aty përmenden se pak raste janë të ngritura nga prokuroria, po ashtu përmenden edhe rasti i dhunimit të 11-vjeçare në Prishtinë, dhe rasti i vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë. Konsideroj se me këtë raport DASh-i nxjerr në pah shumë problematika të grave”, ka thënë Berisha. Raporti i DASh përfshinë edhe monitorimin e punës së Qeverisë së Kosovës, ku thuhet se ekzekutivi kosovar nuk e ka respektuar në tërësi ligjin që parasheh ndëshkime penale për zyrtarët e përfshirë në korrupsion.
Kosova Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë 12/04/2023