Dhomat e Specializuara: Kalimi i dosjes së çështjes së Gucatit dhe Haradinajt tek trupi gjykues shtyhet për datën 16 korrik NULL NULL 24.06.2021 13:24 24.06.2021 13:24 Dhomat e Specializuara të Hagës kanë marrë vendim që kalimi i dosjes tek trupi gjykues i çështjes se Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt të shtyhet për datën 16 korrik. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00, njofton Klankosova.tv. “Pas vendimit të sotshëm të panelit të Gjykatës së Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Gucati & Haradinaj ka ndryshuar datën e mëparshme për kalimin e dosjes së çështjes tek trupi gjykues, në 16 korrik 2021. Ai gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë aktakuzën e korrigjuar deri më 5 korrik dhe Mbrojtjen që të dorëzojë dosjen paraprake (nëse dëshiron ta bëjë këtë) deri më 12 korrik. Gjithashtu, seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00”,thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024