“Dhoma e ditës”, shfaqja premier nga regjisori Butrint Pasha në Teatrin “Dodona” më 29 mars (VIDEO) NULL NULL 28.03.2023 20:21 28.03.2023 20:21 Shfaqja ‘’Dhoma e ditës’’ e cila vjen premierë në teatrin “Dodona”, është një dramë-romantike e shkruar nga Richard Kalinoski dhe me regjisor Butrint Pashën. Ngjarja flet për jetën e një regjisoreje të teatrit, Sandrës, që jetësohet nga Vjosë Tasholli dhe raportit të saj me nënën e saj të moshuar Abin, 85-vjeçare, rol që luhet nga aktorja, Kumrije Hoxha. Shfaqja është produksion i ‘’Delja e Zezë’’ në bashkëpunim me teatrin e qytetit ‘’Dodona’’, si projekt i mbështetur nga Komuna e Prishtinës. Shfaqja do të vij si premierë në Teatrin e qytetit ‘’Dodona”, me datën 29 mars 2023, si dhe repriza e parë që do të jepet më datën 30 mars, me fillim prej orës 19:30.