Dhjetëra tigra ngordhin në Vietanim, shkak gripi i shpendëve NULL NULL 03.10.2024 18:07 03.10.2024 18:07 Foto ilustruese e një tigri - Getty Images Dhjetëra tigra kanë ngordhur në kopshtet zoologjike në Vietnamin jugor pas një shpërthimi të gripit të shpendëve, sipas mediave shtetërore. Tre luanë dhe një panterë u raportuan gjithashtu se kishin ngordhur nga virusi së bashku me 47 tigra që nga gushti, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Përhapja e H5N1 goditi kopshtin zoologjik Vuon Xoai pranë qytetit Ho Chi Minh dhe parkun safari My Quynh në provincën fqinje Long An. Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kafshët me gjasë ishin sëmurë pasi ishin ushqyer me mish nga pulat që ishin infektuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.