Dhjetëra pengje në një hotel të Kabulit NULL NULL 13.05.2015 22:48 13.05.2015 22:48 Dhjetëra njerëz në mesin e tyre edhe të huaj janë marr peng në hotelin “Park Palace” në kryeqytetin e Afganistanit Kabul, transmeton Asociated Press. Dëshmitarët të cilët thonë se persona të armatosur kanë hyrë sonte në hotel i kanë thënë agjencisë amerikane se ka pasur eksplodime dhe të shtëna nga armët. Shtetasi amerikan nga Los Anxhelosi Amin Habi ka thënë se ka mundësi që 40 persona janë në hotel. Tani për tani askush se ka marr përgjegjësinë për sulmin edhe pse talebanët më herët në Kabul kanë hyrë nëpër hotele. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 20 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 23 minuta më parë