Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhjetë ukrainas të burgosur në Rusi u liruan pas ndërmjetësimit të Vatikanit

NULL NULL
29.06.2024 12:27
Mjekët kontrollojnë shëndetin e një prej të burgosurve të liruar Foto: AP
Mjekët kontrollojnë shëndetin e një prej të burgosurve të liruar Foto: AP

Dhjetë ukrainas që kishin qenë të burgosur në Rusi për vite me radhë janë liruar pas ndërmjetësimit të ofruar nga Vatikani, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Disa nga ish- robërit mbërritën gjatë natës me helikopter në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit.

Ishte hera e parë në më shumë se dy vjet që aeroporti priti pasagjerë pasi u mbyll kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.

Disa nga civilët e liruar ishin kapur para pushtimit të Rusisë në vitin 2022, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.