Dhjetë të maskuarit e arrestuar në Prishtinë po xhironin video-klip - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhjetë të maskuarit e arrestuar në Prishtinë po xhironin video-klip

NULL NULL
15/08/2022

Albin Ajeti, një 20-vjeçar që po xhironte video-klipin e një kënge të tij, u arrestua bashkë me nëntë persona të tjerë në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës të dielën.

Arrestimi i këngëtarit të ri nga Prishtina dhe nëntë të tjerëve ndodhi për shkak të maskave që dhjetë të arrestuarit kishin vendosur në kokat e tyre, transmeton Klan Kosova.

Përpos që ishin të maskuar, këngëtari i ri dhe nëntë pjesëmarrësit në video-klipin që po xhirohej, parakaluan me dy qenë nëpër sheshet e kryeqytetit.

Ata u arrestuan, por Prokuroria e Prishtinës i liroi në mungesë të elementeve të veprës penale ndaj të arrestuarve.

“Sipas prokurorit, nuk ka pasur elemente për vepër dhe vetëm ka udhëzuar që të gjithëve këtyre personave të ju shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje për sjellje arrogante”, thuhet në një raport të Policisë, të cilin e posedon Paparaci.

Ndaj të arrestuarve, Policia ka lëshuar fletëparaqitje për kundërvajtje dhe sjellje arrogante në publik.

Emrat e dhjetë të arrestuarve të dielën:

  • Albin Ajeti, këngëtar
  • Krenar Mehmeti
  • Alban Mehmeti
  • Nderim Mustafa
  • Ardit Ajeti
  • Burim Ajeti
  • Avni Dibrani
  • Vigjilent Selimi
  • Dimal Haziri
  • Atdhe Berisha

klankosova.tv