Dhjetë shqiptarët më të kërkuar në Angli NULL NULL 26.01.2020 09:11 26.01.2020 09:11 Gazeta angleze Sunday Express i ka kushuar një investigim special 10 shqiptarëve më të kerkuar që fshihen në Britaninë e Madhe. Top Channel duke iu referuar këtij shkrimi të gazetarit Jon Austin raporton për 10 shqiptarët më të kërkuar në Angli. Në listën me 10 personat më të kërkuar janë vrasës, ushtarakë, apo edhe persona që merren me trafik droge dhe prostitucion, shkruan gazeta. Ja lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar: 1-Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje. 2-Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje. 3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç. 4- Renild Ajazi, 27 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar. 5- Klevis Lamkaj, 23 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar. 6- Ylber Kotri ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar. 7- Aleksander Shkulaku ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar. 8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare. 9- Hysni Sokolaj, 47 vjeç i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli. 10- Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje. Gazeta shkruan se këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe mos iu afroni atyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdes nga kanceri Xhavit Ferizi – Raketa, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe ish-truproje e Thaçit 23 minuta më parë