Dhimbjet e kokës gjatë seksit, cili është rreziku NULL NULL 02.03.2017 21:30 02.03.2017 21:30 Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit nuk janë për t’u shqetësuar. Por disa mund të jenë shenjë e diçkaje serioze, si për shembull probleme me enët e gjakut që furnizojnë trurin. Dhimbjet e kokës gjatë seksit fillojnë për shkak të aktivitetit seksual, sidomos gjatë një orgazme. Ju mund të vini re një dhimbje shurdhe në kokë ose qafë e cila nis ndërsa eksitimi seksual rritet. Ose, më e zakonshmja, mund të përjetoni një dhimbje koke të fortë, të menjëhershme pak përpara ose gjatë orgazmës. Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit nuk janë për t’u shqetësuar. Por disa mund të jenë shenjë e diçkaje serioze, si për shembull probleme me enët e gjakut që furnizojnë trurin. Simptomat Ka dy lloj dhimbjesh koke gjatë seksit Një dhimbje shurdhe në kokë ose qafë që shtohet teksa eksitimi seksual rritet Një dhimbje e menjëhershme, e rëndë dhe therëse që ndodh në momentin para ose gjatë orgazmës. Tek disa njerëz këto dy lloj dhimbjesh kombinohen Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit zgjasin vetëm pak minuta. Të tjerat mund të shkojnë me orë ose 2-3 ditë. Shumë njerëz që kanë dhimbje koke të seksit i përjetojnë ato në grup përgjatë disa muajve dhe më pas për një vit a më shumë nuk kanë dhimbje koke. Gjysma e gjithë njerëzve me dhimbje koke të seksit i përjetojnë ato për një periudhë gjashtëmujore. Disa kanë vetëm një “sulm” gjatë gjithë jetës. Kur të takoheni me doktorin Dhimbjet e kokës së seksit zakonisht nuk janë shkak për shqetësim. Gjithsesi konsultohuni me mjekun menjëherë pasi të keni përjetuar një dhimbje koke gjatë aktivitetit seksual, sidomos nëse fillon menjëherë apo nëse është dhimbja e parë e këtij lloji. Shkaqet Dhimbja e papritur apo e avashtë e kokës gjatë seksit mund të jetë një çrregullim i pashoqëruar me ndonjë gjendje tjetër. Dhimbjet e kokës gjatë seksit që ndihen menjëherë ka mundësi të jenë të shoqëruara me: Një zgjerim ose fluskë të murit të një arterie brenda kokës (aneurizëm intrakraniale) Një lidhje jonormale mes arterieve dhe venave në tru, të cilat gjakderdhin në hapësirën e mbushur me lëng të shpinës në dhe rreth trurit. Gjakderdhja në muret e arterieve që shkojnë në tru Goditje në tru Sëmundje e arteries koronare Përdorimi i disa mjekimeve, si pilulat kontraceptive Inflamacioni nga infeksione të caktuara Dhimbjet e kokës që shoqërohen me humbje të vetëdijes, të vjella, qafë të ngrirë dhe shenja të tjera neurologjike dhe dhimbje të forta që zgjasin më shumë se 24 orë ka më shumë mundësi të ndodhin për shkaqe të tjera. Faktorët e riskut Dhimbjet e kokës gjatë seksit mund të prekin këdo. Por faktorët e riskut për këto dhimbje përfshijnë: Të qenët mashkull: Burrat janë më të prirur të kenë dhimbje koke gjatë seksit Histori të migrenës: Të pasurit prirje për t’u prekur nga migrena, rrit rrezikun për këto lloj dhimbjesh. Testet dhe diagnozat Doktori mund t’ju rekomandojë një kontroll të trurit Rezonancën magnetike (MRI). Ky ekzaminim mund të ndihmojë për të gjetur shkakun që fshihet pas dhimbjes së kokës. Ai përdoret për të krijuar një imaxh ndërsektorial të strukturës brenda trurit tuaj. Tomografi e kompjuterizuar (CT). Në disa raste, sidomos në dhimbjet që zgjasin më pak se 48-72 orë, mund të kërkohet një skanim i trurit. Rezonanca magnetike angiografike dhe tomografia e kompjuterizuar angiografike. Këto teste tregojnë enët e gjakut që shkojnë dhe janë brenda trurit dhe qafës. Trajtimi dhe mjekimi Në disa raste, dhimbja e parë e kokës gjatë seksit mund të jetë edhe e vetmja. Disa dhimbje koke përmirësohen shpejt, pa pasur nevojë për qetësues. Mjekim parandalues Nëse keni një histori për dhimbjet e kokës gjatë seksit pa ndonjë shkak, doktori mund t’ju rekomandojë të merrni rregullisht mjekim parandalues. Këto përfshijnë: Mjekim të përditshëm. Beta-bllokuesit të ciëlt përdoren për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e arterieve koronare dhe migrenën, duhet të merren rregullisht për të parandaluar dhimbjet ekokës gjatë seksit. Ato rekomandohet vetëm nëse keni atake të shpeshta dhe të zgjatura. Mjekim i rastësishëm. Jepet një antiinflamator ose mjekim antimigrenë që merret një orë para aktivitetit seksual për të parandaluar dhimbjen e kokës. Parandalimi Ndonjëherë dhmbjet e kokës gjatë seksit mund të parandalohen duke ndaluar aktivitetin seksual para orgazmës. Marrja e një roli më pasiv gjatë seksit mund të ndihmojë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë