Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhëndri i Sali Berishës lirohet nga arresti i shtëpisë

NULL NULL
07.07.2025 13:23
Gjykata e Posaçme  ka vendosur të lirojë nga masa e “arrestit në shtëpi” Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është i pandehur në dosjen “Partizani”.

Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe ishte vendosur më herët në masë sigurie të formës “arrest në shtëpi”.

Pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes, gjykata vendosi të zbusë masën e sigurisë, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Partizani” dhe më 30 qershor ishte caktuar të mbahej seanca e parë, e cila dështoi.
Si arsye për shtyrjen e seancës shërbeu mosmarrja dijeni e kreut të partisë demokratike, Sali Berisha, i cili mungoi në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët e tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj. Brenda gjykatës, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi tha se fletëthirrjen e kishte firmosur ai, por pranoi se nuk e kishte njoftuar ish- kryeministrin.

“Njoftimi për z. Berisha ka ardhur të premten dhe ne shikojmë që në këtë moment shteti bën farsë – politika e kishte njoftimin që para dy javësh, por zgjodhi ta bëjë të premten.Policia ka gënjyer dhe ka sjellë vetëm 3 ditë para. Sipas Kodit të Procedurës, duhet ta sillte 10 ditë para”, tha Malltezi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.