‘Dhëndri’ i Kosovës e çon Dortmundin në krye të Bundesligës NULL NULL 13.09.2024 23:03 13.09.2024 23:03 Karim Adeyemi Dortmundi fitoi 4:2 kundër Heidenheimit, me ndihmën e ‘dhëndrit’ të Kosovës, Karim Adeyemi. Adeyemi shënoi dy gola, por nuk i mungoi dhe një asist, shkruan Klankosova.tv. Kështu u bë që Dortmundi të kalojë në krye të Bundesligës. “Kam marrë shumë besim me vete nga U21,” tha Adeyemi për DAZN. “Trajneri më besoi dhe unë doja t’i tregoja se isha atje. Jam i lumtur dhe morëm tre pikët — le të vazhdojmë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.