Devolli Corporation ndihmon të vegjlit

Devolli Corporation ndihmon të vegjlit

NULL NULL
6 years më parë

Devolli Corportaion për Ditën e Fëmijëve, një qershorin, ka ndihmuar fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor Pema.

Qendra e Kujdesit Ditor PEMA, në Pejë, është një qendër që ofron shërbime psikosociale dhe rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët viktima të dhunës në familje, duke filluar nga mosha 5 deri në 18 vjeç.

Devolli Corporation ka mbështetur rregullimin e hapësirës së jashtme, konkretisht pjesën jashtë këndit të lodrave.

Këtë ndihmesë të Devolli Corporation do ta gëzojnë më se 90 fëmijë të cilët hapësirën do ta shfrytëzojnë për shoqërim në mes vete.

Koordinatorja e kësaj Qendre, znj. Bukurie Muzliaj, e falënderoj Devolli Corporation për kontributin e dhënë, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që Devolli Corporation iu është përgjigjur pozitivisht kërkesave të kësaj qendre.

Në Kosovë, kjo festë shënohet çdo vit me aktivitete të ndryshme dhe me fushata sensibilizuese, në mënyrë që të ndalohet dhuna dhe abuzimi me fëmijët.