Devolli Corporation (DCO) shpall: Ftesë për ofertë NULL NULL 05.01.2023 13:38 05.01.2023 13:38 Devolli Corporation (DCO) shpall: Ftesë për ofertë Titulli i Projektit: Mbikëqyrja dhe vlerësimi i objekteve në ndërtim e sipër, si dhe atyre të ndërtuara Data e hapjes: 05.01.2023 Data e mbylljes: 25.01. 2023 Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim: Mbikëqyrja e punëve ndërtimore dhe vlerësimi i objekteve të ndërtuara me herët në lokacionet si në vijim: Mbikëqyrja e punimeve do të bëhet nëse punimet janë duke u zhvilluar në përputhje me projektin ndërtimor. Vlerësimi i objekteve të përfunduara do të bëhet nëse ndërtimi është përfunduar ne përputhje me projektet dhe kontratën. Objektet të cilat do të jenë pjesë e mbikëqyrjes dhe vlerësimit janë: Pejë – Objekti i fabrikës së kafesë Gjakovë – Objekti i fabrikës së dyshekëve Rahovec – Objekti për prodhimin e ushqimit të kafshëve Obiliq – Objekti i logjistikës – DLS Prishtinë – Objekti i Klan Arena. Kompania ofertuese duhet të posedoj: Kompania ose zyra projektuese të dëshmojë se kanë përvojë me vlerësimin e punimeve në teren. Ekipi duhet të përbëhet së paku nga dy persona: Një (1) Arkitekt dhe një (1) Inxhinier i Ndërtimtarisë. Arkitekti dhe Inxhinieri i Ndërtimtarisë duhet të kenë përvojë pune profesionale së paku 7 vite. Të paraqesin referenca apo dëshmi relevante që kanë vlerësuar objekte banesore, shtëpi, fabrika, apo objekte të tjera industriale. Të paraqesin dëshmi se kanë bërë projektime të objekteve. Licencë për vlerësimin e objekteve/punimeve ndërtimore nga autoriteti kompetent. Certifikatën e regjistrimit te biznesit apo Numrin Unik Identifikues. Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë do të jenë si në vijim: Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë. Çmimi ekonomikisht më i favorshëm. Kriteret e vlerësimit sipas “Çmimi ekonomikisht më i favorshëm”: Kriteret teknike 60%. Çmimi 40%. Konflikti i interesit: Kompanitë apo personat te cilët kane marr pjesë në projektimin apo ndërtimin e objekteve të cilat do të jenë objekt i mbikëqyrjes dhe vlerësimit, nuk lejohet që të marrin pjesë në këtë shpallje. Kompanitë apo personat të cilët kane lidhje të afërt me kompaninë apo personat të cilët kanë marr pjesë në projektimin apo ndërtimin e objekteve të cilat do të jenë objekt i mbikëqyrjes dhe vlerësimit, duhet te deklarojnë konfliktin e interesit pastaj komisioni për vlerësim, vlerëson nëse oferta mund të jetë pjesë e vlerësimit. Kompanitë apo personat të cilët kane lidhje familjare me personat në pozitat menaxheriale të kompanive objektet e të cilave do të jenë objekt i kontratës, duhet të deklarojnë konfliktin e interesit dhe pastaj komisioni për vlerësim, vlerëson nëse oferta mund të jetë pjesë e vlerësimit. Kompania fituese do të obligohet që të nënshkruaj një “Deklaratë nën Betim” me të cilën deklaron se nuk ka konflikt interesi në mbikëqyrjen dhe vlerësimin e objekteve të cilat do të jenë objekt i kontratës. Vlefshmëria e Ofertës duhet të jetë 20 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë. Ofertat tuaja mund ti dërgoni deri me datë: 25.01.2023, në e-mail adresën: info@devollicorporation.com apo, në zarf të mbyllur, në adresën: Rr. “Zahir Pajaziti”, n.n. 30000, Pejë, Republika e Kosovës Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, si dhe ato që arrijnë pas skadimit te konkursit nuk do të shqyrtohen! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.