Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detyrojnë foshnjën 2-ditëshe të ecë, për t’i kuruar temperaturën e lartë

NULL NULL
24.05.2015 14:10

Pamjet të dhimbshme të një foshnje vetëm 2 ditëshe që detyrohet të ecë, pasi sipas një mjeku popullor kështu mund të kurohet nga temperatura e lartë vijnë nga India e largët.

foshnja11

Foshnja kapet nga qafa dhe detyrohet të qëndrojë në këmbë përpara një turme njerëzish në fshatin Assam. Prindërit e foshnjës e çuan atë tek një mjeke popullore që u tha të ndiqnin ritualin e pazakontë në mënyrë që të reduktonin temperaturën e lartë në trupin e tij. Fatmirësisht, pamjet u filmuan me celular nga një peron që ua dorëzoi ato autoriteteve lokale.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia që e çoi foshnjën në spital, ku u kurua nga temperatura përmes medikamenteve dhe shëndeti i tij u përmirësua. / klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.