Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detroit Pistons hyn në historinë e errët të NBA-së (VIDEO)

NULL NULL
27.12.2023 12:02

Detroit Pistons e kanë pësuar humbjen e 27-të me radhë brenda një sezoni në NBA.

Me këtë ata e kanë thyer rekordin për më së shumti humbje rend në një stinor të kësaj lige.

Atyre u vyen vetëm edhe një humbje për ta barazuar rekordin prej 28 disfatash radhazi të Philadelphia 76ers por që shtrihet në dy sezone.

Pistonsat humbën mbrëmë nga Brooklyn Nets me rezultat 112:118 ku aë 42 pikët e Cade Cunninghamit nuk iu hynë në punë. Ndërkaq, Cam Johnson pati më së shumti pikë te Netsat, plot 24.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.