Detajet e para të Note 5 dhe Edge 2 NULL NULL 15/05/2015 15/05/2015 Versionet e reja duket të jenë perfeksionim deri në limite të atyre ekzistuese. Lansimi i Galaxy Note 5 dhe Note Edge 2 është muaj larg por tanimë kanë rrjedhur detajet e tyre. Sipas SamMobile, Galaxy Note 5 do të ketë ekran AMOLED, 2K ose 4K. Nëse ekrani do të jetë 4K, Note 5 do të jetë telefoni i parë me këtë dendsitet pikselësh. Poashtu thuhet që smartfoni do të fuqizohet nga procesori Exynos 7422, që pritet të integrojë CPU-në, GPU-në, RAM-in, modemin dhe hapësirën e brenshme memorike në të njejtin çip. Ndërsa, Note Edge 2 pritet të ketë ekran 5.2-5.4 inç, me ekran të lakuar në të dy anët. Poashtu pritet të ketë stilolaps digjital, procesor Snapdragon 808 dhe 16GB hapësirë të brendshme. Kamerat do të jenë 16 dhe 8 MP.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022