Detaje të reja për vrasjen e Kim Jong-nam - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje të reja për vrasjen e Kim Jong-nam

NULL NULL
27/02/2017

Kim Jong-nam, gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ka vdekur brenda 15 deri në 20 minutash pasi që ishte helmuar me injeksionin nervor VX, thotë Ministri i Shëndetësisë së Malajzisë, transmeton Klan Kosova.

Raportet e autopsisë konfirmojnë se agjensi nervor VX ka shkaktuar paralizë të rëndë, e cila ka shkaktuar vdekjen e Kim Jong-nam në një kohë shumë të shkurtër.

Subramaniam tha se ministria është ende duke pritur që ndonjë nga të afërmit e Jong-nam të udhëtojë për në Malajzi për të verifikuar identitetin e tij.

Ai shtoi se në qoftë se asnjë nga të afërmit e tij nuk paraqitet, ata do të përdorin metoda të tjera për të përcaktuar identitetin e tij. Ministri malajzian tha se autopsia ka përfunduar dhe se rezultatet e të njëjtës do t’i dorëzohen policisë për hetime të mëtutjeshme.

Dy të shtetase të huaja, njëra nga Indonezia dhe tjetra nga Vietnami, të cilat dyshohen për kryerjen e vrasjes në aeroportin e Kuala Lumpurit, ishin trajnuar për të kryer vrasjen në mënyrë që të fërkojnë duart e tyre me helm në fytyrën e Jong-namit.