9:04, 16 Maj 2019

Stadiumi ”Rexhep Rexhepi” në Drenas, do të përballë përfundimisht të dielën e 19 majit, Feronikelin dhe Prishtinën në kuadër të Supër Ligës së Kosovës.

Ndeshja është paraparë të fillojë nga ora 16:00 por janë adhuruesit e këtij sporti ata të cilët kanë shprehur zemërim në lidhje me çmimet e biletave, njofton Klan Kosova.

Disa prej tifozëve janë ankuar në rrjete sociale se stadiumi ”Rexhep Rexhepi” nuk plotëson kushtet elementare që një ndeshje të tillë ta zhvillojë me çmim bilete prej 5 Euro.

Ky reagim i tyre erdhi me tu publikuar informacionet rreth biletave, duke qenë se ka mjaftueshëm tifozë të interesuar për të përcjellur përballjen mes Feronikelit dhe Prishtinës, në pritje të së njërës për të fituar titullin Kampion.

Madje disa nga tifozët komentues duke shprehur indinjatën e tyre duke cilësuar çmimin 5 Euro të lartë për një ndeshje të tillë me kaq të interesuar, kanë bërë edhe krahasime me ndeshjet e futbollit në vendet e jashtme.

Sipas tyre vetëm ndeshja Bayern vs Hannover që u zhvillua në Mynih të Gjermanisë pati çmim bilete 8 euro duke arsyetuar koston se stadiumi plotëson të gjitha kushtet, njofton Klan Kosova.

Po ashtu kanë përmendur edhe ndeshjen e zhvilluar nga Përfaqësuesja e Kombëtares në Elbasan Arena, ku edhe për të kishin paguar 5 Euro biletën për të parë përballjen

Këto janë disa informata rreth biletave, për këtë ndeshje siç raporton skuadra e Feronikelit:

  • Biletat do të shiten në Restaurant Dijamant, në Drenas, çdo ditë, prej orës 10:00 – 15:00 (për hargjimin e sasisë së biletave do të njoftoheni me kohë).
  • Fëmijët nën moshën 15 vjeçare, nuk do të lejohen të futen në stadium edhe nëse posedojnë biletë (për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendeve të limituara).
  • Askush nuk do të lejohet të futet në stadium pa biletë, pa dallim.
  • Dyert e stadiumit do të mbyllen një orë para ndeshjes ( në ora 15:00) prandaj lusim të gjithë që të vijnë me kohë.
  • Asnjë veturë nuk do të lejohet të parkohet në oborrin e stadiumit.
  • Çmimi për një biletë është 5 EURO.
  • Një person mund ti blejë maksimumi deri në 2 (dy) bileta.

Stafi i klubit Feronikeli ka bërë apel tek të intersuarit që për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendit të limituar në stadium, të gjejnë mirëkuptim tek të gjithë, ndonëse kanë bërë të ditur që biletat në Drenas mund të blihen çdo ditë nga ora 10:00 deri në 15:00 deri të dielën.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë