Detaje rreth bombës së pashpërthyer në Matiçan (Mati 1) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje rreth bombës së pashpërthyer në Matiçan (Mati 1)

NULL NULL
02/03/2017

Rreth orës 17:30 është gjetur një granatë dore e pashpërthyer në lagjen Matiçan në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Policia fillimisht e ka konfirmuar lajmin për Klan Kosovën, ndërsa pak më vonë ka dalur me një njoftim më të zgjeruar për media.

“Sot ne ora 17:34, kemi pranuar një informatë, se në lagjen “Matiçan”, rr.”Muharrem Fejza”, (tek qeshmja e Matiçanit), ne cep të rrugës, është gjetur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore. Patrulla policore që i është përgjigjur thirrjes në vendngjarje ka gjetur një granat dore (të vjetër) të pa shpërthyer. Njësitet e nevojshme policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin e policisë.

klankosova.tv