Detaje për vrasjen në Babimoc të Obiliqit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje për vrasjen në Babimoc të Obiliqit

NULL NULL
17/03/2018

35-vjeçari i cili u vra gjatë ditës së sotme në Babimoc të Obiliqit, ishte pa shenja jete kur arriti në QKUK.

Këtë lajm e ka konfirmuar specialisti i mjekësisë emergjente të QKUK-së, Avdush Bajgora, i cili tha se viktima kishte ndërruar jetë derisa po transportohej për në spital.

“Ai ka arritur i vdekur me plagë në kraharorin e djathtë të shkaktuar nga arma e zjarrit”, shtoi Bajgora.

Deri më tani, në lidhje me këtë rast, policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar me inicialet F.T. i vitit të lindjes 1991.

Policia po vazhdon hetimet deri në sqarimin e plotë të rrethanave.