Detaje nga vdekja tragjike e aktores Naya Rivera NULL NULL 14.07.2020 15:51 14.07.2020 15:51 Aktorja Naya Rivera përdori forcën e fundit për të shpëtuar djalin e saj 4 vjeçar para se të vdiste, tha Sherifi i Qarkut Ventura Bill Ayub. “Ajo mblodhi energji të mjaftueshme për ta rikthyer djalin e saj në barkë, por jo aq sa të shpëtonte veten,” tha Eyub. Një trup i gjetur mëngjesin e së hënës në Liqenin Piru është identifikuar si i ish-aktores së serialit “Glee”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura gjatë një konference për shtyp. Rivera dhe djali i saj morën me qira një varkë në Liqenin Piru të mërkurën. Fëmija u tha shpëtimtarëve se ai dhe nëna e tij kishin shkuar në ujë për të notuar, por ajo nuk u kthye në barkë. Djali i saj u gjet në gjumë në barkën e marrë me qira, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Trupi i aktores u gjet në zonën verilindore të liqenit, ku uji është midis 35 dhe 60 metra të hënën, pas një kërkimi gjashtëditor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.