Detaje nga vdekja e punëtorit të KEDS-it në terren (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa 04.02.2023 20:19 nga Agnesa 04.02.2023 20:19 Një punëtor i kompanisë KEDS të shtunën ka ndërruar jetë në Levoshë të Pejës. V.P rreth 60 vjeç nga ky qytet, derisa po ecte dyshohet se pati një problem shëndetësorë dhe ra përtokë. Kolegu tjetër me të cilin kishin dalë në terren lajmëroi menjëherë policinë e këta të fundit urgjencën e qytetit. Mirëpo, ekipet mjekësore në vendngjarje konstatuan vdekjen e tij. Zëdhënësja e KEDS-it, Margarita Rashiti tha se dyshohet që burri ka pësuar atak kardiak. Sipas saj linja në pjesën ku punëtorët gjendeshin nuk ka qenë me tension dhe se i ndjeri nuk ishte duke punuar në shtyllë elektrike. Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, tha se me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. Ndërkohë, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 2 days