Detaje nga rrahja në veri të Mitrovicës, njëri nga të arrestuarit ndalohet për 48 orë NULL NULL 29.06.2025 15:19 29.06.2025 15:19 Njëri nga dy të arrestuarit e sotëm për përleshje fizike në veri, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet. Për klankosova.tv, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se tjetri i arrestuar ka kaluar në cilësinë e dëshmitarit. ”Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen Kodra e Minatorëve, ka përleshje fizike, policia ka reaguar dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa të tretin e ka dërguar në spital për të pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndalu për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kaluar si dëshmitar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 1 orë më parë