Detaje nga rasti i mbytjes së katërvjeçares në lumin e fshatit Blaç të Dragashit (VIDEO) NULL NULL 05.05.2021 00:11 05.05.2021 00:11 Në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit është raportuar se një vajzë katërvjeçare humbi jetën pasi kishte rënë në lum. Ekipi i Klan Kosovës ishte në vendngjarje dhe mësoi se deri te kjo tragjedi erdhi pasi vogëlushja ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj së bashku me fëmijët e tjerë, ku lumi kalon përskaj, dhe në pjesën ku nuk ka rrethoja ajo është rrëzuar dhe rrjedha e lumit e kishte marrë. Bëhet e ditur se trupin e ka gjetur gjyshi i saj. Për më shumë informata, klikoni në videon e mëposhtme për ta parë raportimin e gazetares Rina Mujku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 49 minuta më parë