22:00, 23 Qershor 2019

Mbrëmjen që lamë pas mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, futbollisti Elseid Hysaj është lidhur në martesë me të dashurën e tij disa-vjeçare Fiorenza Lekstakaj.

Dasma u realizua në vendlindjen e Hysajt në Shkodër, e pikërisht në kalanë e Rozafës me rreth 500 të ftuar.

Kalaja është transformuar e gjitha me drita të shumta dhe nga pamjet e publikuara nga të ftuarit në dasëm.

Një nga të ftuarit e njohur në këtë dasëm ka qenë edhe këngëtari Ermal Fejzullahu, i cili ka publikuar në ‘Instagram’ momente të ndryshme nga dasma, ku shihet se Fiorenza ka veshur një fustan të bardhë madhështor, ndërsa Elseid një kostum të zi.

Dasma ka nisur me këngën romantike nga John Legend, “All of me”, shkruan opinion.al. Çifti ka kurorëzuar në martesë mbrëmë dashurinë e tyre të gjatë, ndërkohë që janë prindër të një djali trevjeçar. Aktualisht Hysaj luan me skuadrën e Napolit në Itali.

Konkurs Pune

Lexo më shumë