Dështon zgjedhja e një anëtari të KPM-së NULL NULL 22.06.2022 11:56 22.06.2022 11:56 Kuvendi nuk arriti të zgjedhë anëtarin e Komisionit të Pavarur për Media, pasi nga votimi i fshehtë që u zhvillua sot në seancë, asnjëra nga dy kandidatet e propozuara nuk arritën të siguronin numrin e mjaftueshëm të votave nga deputetët. Në këtë mënyrë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se konkursi duhet të përsëritet. Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë prezantimit të rezultatit të votave tha se në votim kanë marr pjesë gjithsej 91 deputetë, prej të cilëve të pavlefshme janë 42 fletëvotime, dhe se kandidatja Violeta Hyseni-Kelmendi ka fituar 20 vota, ndërsa Teuta Hoxha-Morina 29 vota. “Fatkeqësisht asnjëra prej kandidatëve nuk i ka marr votat për të fituar këtë pozitë, prandaj konkursi përsëritet dhe un e them këtë me keqardhje sepse të dy kandidatet e intervistuara kanë qenë të shkëlqyeshme dhe në këtë Kuvend gjithmonë po vije në shprehje të jetë dikush servil ose i dëgjueshëm”, u shpreh Musliu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 2 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë