Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për MPJD-në

NULL NULL
11.07.2024 10:26
Komisioni per MPJD
Foto: Ekonomia Online

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk ka arritur ta hartojë listën e dëshmitarëve për intervistim, për shkak të mungesës së kuorumit.

Të pranishëm ishin vetëm kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj dhe anëtarët, Fitore Pacolli e VV-së dhe Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së.

Kjo nuk është hera e parë që ky komision dështon për shkak të kuorumit, pasi situatë e njëjtë ishte edhe të martën ku munguan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton EO.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.