16:17, 22 Shkurt 2020

Samiti i BE për buxhetin përfundoi pa marrëveshje pas një përplasjeje mes anëtarëve të pasur dhe vendeve të tjera.

Danimarka, Austria, Suedia dhe Holanda thanë se nuk do të pranonin një buxhet prej më shumë se 1 për qind të GDP të bllokut. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se kjo dëshmonte se blloku nuk kishte nevojë për Britaninë e Madhe për të treguar mungesën e unitetit.

Brexiti la një boshllëk prej 75 miliardë eurosh në buxhetin shtatë vjeçar të BE. Britania e madhe ishte një kontribuese neto në BE.

Buxheti aktual i BE skadon në fund të këtij viti dhe ai i radhës do të mbulojë periudhën 2021 – 2027. Kancelarja gjermane Angela Merkel pohoi se bisedimet ishin ndërprerë për shkak se dallimet ishin shumë të mëdha, por paralajmëroi se liderët do të duhet ti rikthehen subjektit.

Makron ndërkohë kritikoi vendet që sipas tij kishin krijuar koalicione bllokuese./TCH

Konkurs Pune

Lexo më shumë