Dështon Reali, çështja e titullit të La Ligas në duart e Atletico Madrid NULL NULL 09.05.2021 22:57 09.05.2021 22:57 Real Madridi nuk ka arritur që të marr më shumë se një pikë nga përballja më Sevillan që përfundoi me rezultat 2-2. Të parët që krijuan epërsinë ishin Sevilla me anë të Fernando në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 22 të takimit. Shifrat i barazoi Asensio në minutën e 67 ndërsa pas 11 minutash Rakitiq shënoi për Sevillan për 1-2. Në fund të takimit kur mendohej se çështja e fituesit tashmë është mbyllur, nga një goditje e devijuar e Kroos, Hazard shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2, njofton KlanKosova.tv. Me këtë barazim, Reali mbetet dy pikë larg kreut të tabelës, Atletico Madrdi që ka 77 pikë ndërsa ka Barcelona ka pikë të njëjta me Realin, 75. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.