Dështon formimi i komisionit të ri për zgjedhjen e drejtorit të Institutit të Historisë NULL NULL 20.03.2023 14:18 20.03.2023 14:18 instituti i historise Kandidati për drejtor të Institutit të Historisë, Shkodran Imeraj, ka njoftuar se ka dështuar mbledhja e komisionit të ri për zgjedhjen e drejtorit të këtij instituti. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë 12 nga 24 anëtarët e institutit. Imeraj, në një shkrim në Facebook, shkroi se është për t’u vlerësuar dështimi i kësaj mbledhjeje, pasi sipas tij, u pamundësua tentativa për të kontrabanduar një komision të ri për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e drejtorit. “Kjo tentative ishte e orkestruar nga treshja antiligjore: Berisha, Shala-Peli dhe Kabashi. Ftoj për përmbajtje deri në vendimin e Agjensionit për Parandalimin e Korrupsionit, e cila po trajton konfliktin e mundshëm të interesit të shkaktuar nga udhëheqja aktuale (e përkohshme) e institutit”, ka shkruar Imeraj në Facebook. Sipas tij, kjo ishte “patatja e nxehtë” e radhës që u synua t’i atribuohej Këshillit Shkencor, në tentim për të legalizuar shkeljet e tyre të deritanishme, të cilat tanimë janë evidentuar edhe nga komisioni për zbatimin e procedurës së zgjedhjes së drejtorit (tani i dorëhequr). Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë