Dështimi i qeverisë, as nuk u tentua anëtarësimi në Interpol (VIDEO) NULL NULL 08.02.2025 16:38 08.02.2025 16:38 Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet e vetme të rajonit që është jashtë organizatës më të madhe të sigurisë globale. Dikur, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me garanci të plotë pati thënë se procesi i aplikimit në Interpol do të nis qysh në vitin 2022. Madje, ai pati deklaruar se do t’i bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme gjatë këtyre fazave, por shteti i ri vazhdon të mos jetë aty. Jeton Halimi, ekspert sigurie thotë se që diçka e tillë të ndodh, duhet lobim i madh dhe serioz. “Duhet një lobim shumë i madh sidomos nga Ministria e Jashtme për t’i bind ato shtete që nuk e kanë votuar Kosovën në Interpol”, tha ai. Ndërkaq, njohësi tjetër i sigurisë, Drizan Shala, fajin ia la politikës. Më shumë detaje sjellë kronika e përgaditur! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025