Lajmet e fundit
Abuzimi seksual i fëmijëve në internet po shihet si një problem shqetësues për Kosovën.
Gazetarja Sarandë Selimi, në emisionin “Ora 7”, tha se në Kosovë nevojitet një hulumtim i ngjashëm me atë të realizuar në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të kuptohet se sa fëmijë përballen me abuzim seksual online.
“Unë mendoj që duhet me bërë një hulumtim, njëjtë qysh është bërë edhe në Maqedoni, dhe unë mendoj që ndoshta përafërsisht i kishim pas statistikat e njëjta”, tha Selimi.
Ajo foli edhe për mungesën e edukimit të fëmijëve për rreziqet në internet, duke thënë se institucionet shkollore duhet t’i përgatisin më shumë ata për përdorimin e rrjeteve sociale.
Ndërsa, sociologu Eduard Sopaj theksoi se problemi nuk qëndron vetëm te ligjet, por edhe te besimi që fëmijët dhe prindërit kanë në institucionet. Sipas tij, numri i ulët i raportimeve tregon për një problem serioz në këtë drejtim.
“Problemi është te besimi që e kanë edhe fëmijët edhe prindërit në institucione”, tha Sopaj në Klan Kosova.
Ndiqni diskutimin e plotë: