12:09, 15 Mars 2019

Mohan Ibrahimi, me prejardhje nga Bangladeshi, ishte brenda dy xhamive kur ndodhi sulmi terrorist  në Zelandë të Re dhe arriti të shpëtojë.

“Shumë njerëz që unë i njoh, i kam takuar rregullisht në xhami, kurdo që shkoja atje, këta njerëz nuk janë më. Dhe kjo është vërtet e papranueshme,” tha ai, transmeton Klan Kosova.

“Nuk mund t’i besoj syve të mi se çfarë pashë sot.”

Ibrahim, i cili mbërriti në Zelandën e Re si student pesë vjet më parë, shtoi: “Unë kurrë nuk e prita, sepse kam jetuar këtu për pesë vjet dhe e di se Zelanda e Re është një nga vendet më të sigurta – por unë jam aq i frikësuar tani, kurrë nuk kam imagjinuar se do të përballem me diçka që pashë sot me  sytë e mi “./klankosova.tv/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë