Dëshmitarët e krimeve, serbët tuten të vijnë në Kosovë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 02.05.2023 20:29 nga Qendresa Tershana 02.05.2023 20:29 Avokati Miodrag Brkljaq, po e ka të vështirë që ata që mund ta mbrojnë Casllav Joliqin nga akuza për torturim dhe trajtim çnjerëzor gjatë luftës, t’i sigurojë që në Kosovë nuk do të arrestohen. Këtë frikë të tyre, ky thotë se mund ta kalojnë nëse Kosova e Serbia arrin që për këtë çështje të flasin mes vete përmes Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. Një kërkesë e tillë, u bë edhe për dëshmitarët në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, sipas ish-sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, kjo punë mund të bëhet veç me vullnet reciprok. Nga Ministria e Drejtësisë përmes një përgjigje me shkrim, deklaruan se nga janari i 2013, kur edhe u arrit ky bashkëpunim e deri në fund të vitit 2022, janë transmetuar me mijëra kërkesa të organeve gjyqësore të Republikës së Kosovës dhe shumë nga to janë ekzekutuar nga organet gjyqësore të Serbisë. Mbi 90 për qind të tyre kanë qenë civile. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months