Dëshira për fajita çon në fitimin e lotarisë 250 mijë dollarë NULL NULL 27.04.2023 08:50 27.04.2023 08:50 Një grua nga Karolina e Veriut në ShBA e vlerësoi dëshirën e saj për fajitas dhe dështimin e saj për të blerë disa përbërës kryesorë në dyqan ushqimor me fitimin e një çmimi lotarie prej 250 mijë dollarësh. Robin Hicks nga Burlington u tha zyrtarëve të lotarisë se ajo donte fajitas, por zbuloi se kishte harruar të blinte domate dhe përzierje erëzash në dyqanin ushqimor. Rrugës ndaloi për të blerë një biletë lotarie prej 50 dollarësh, e cila doli të jetë biletë fati. Hicks tha se fitimet e saj do t’ia mundësojnë që t’i paguajë të gjitha faturat e saj dhe të nënës së saj. “Do të jetë mirë që këtu e tutje,” tha ajo. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Si njerëzit, edhe krimbat duan ushqimin e tyre të preferuar pas konsumimit të kanabisit, gjen studimi 22/04/2023
Kuriozitete Më 2013, toka e gëlltiti një burrë që po flinte në dhomën e tij, asnjë shenjë e tij nuk është gjetur më 22/04/2023