Derrick Jones fitoi garën e ngulitjeve në NBA (VIDEO) NULL NULL 16.02.2020 11:43 16.02.2020 11:43 Kjo fundjavë është e rezervuar për All Star Game në NBA, e nata e mbrëmshme ishte gara “ATT Slam Dunk”. Në këtë garë morën pjesë katër basketbollistë, Derrick Jones JR, Aaron Gordon, Dwight Howard e Pat Connaughton. Juria kishte një punë mjaft të vështirë në këtë kontest, pasi ngulitjet e të katër basketbollistëve ishin të jashtëzakonshme. Derrick Jones JR është shpallur fituesi i kësaj gare, duke kapur totalin e 198 pikëve, për të lënë prapa tij Aaron Gordon. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.