Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dermaku: S’ka përfshirje politike në dënimin e PSD-së

NULL NULL
19.04.2023 00:01
Sogojeva - Dermaku

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dermaku, ka folur në lidhje me gjobën që ky institucion ia ka shqiptuar PSD-së në shumë prej 20 mijë eurove.

Sipas Dërmakut, në gjobën ndaj PSD-së s’ka përfshirje politike, teksa bëri të ditur se AIP-i  më herët pati shqiptuar edhe katër gjoba të të njëjtës natyrë ndaj institucioneve të tjera publike.

“Në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, agjencia shqipton gjobat të cilat janë të ekzekutueshme në nivel administrativ dhe secila palë e pakënaqur ka të drejt t’i drejtohet gjykatës për ta parë mundësinë e prishjes së këtij vendimi”.

“Agjencia, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera, prej funksionalizimit të saj që është qershori i vitit 2021, ka shqiptuar 5 gjoba të kësaj natyre. Pra këto institucione që janë dënuar me gjobë dhe në këtë shumë, që është shuma minimale që e parasheh ligji, tashmë janë paguar nga këto institucione publike”, është shprehur Dermaku në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se PSD-ja s’ka pasur të drejt as t’i mbajë listat e një peticioni të vitit 2015 që më pas i ka publikuar gjatë një proteste.

“Është shkelur parimi i ligjshmërisë që do të thotë se kjo parti s’ka pasur bazë që t’i mbajë këto e pastaj është shkelur edhe parimi i kufizimit të qëllimit, që është tejkalimi i qëllimit se për cka janë mbledhur këto të dhëna”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.