”Deri tek lufta për popullin tonë në Kosovë”, Vuçiqi paralajmëron bisedime me Macronin dhe Scholzin NULL NULL 28.05.2023 16:40 28.05.2023 16:40 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se java e ardhshme, është e vështirë, ndërsa ka paralajmëruar se do ketë bisedime me liderë evropianë, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Vuçiq këto i bëri të ditura përmes një reagimi të tij në rrjete sociale, duke pranuar se java që e lamë pas, siç specifikoi ‘qe mjaft e vështirë për palën serbe’, transmeton klankosova.tv. ”Prandaj ftoj edhe një herë të bisedojmë me të gjithë përgjegjësit në shoqërinë tonë, të cilët përmes dialogut mund të ofrojnë një shans, stabilitet në përparimin e mëtejshëm të vendit tonë”. ”Në të njëjtën kohë, java e ardhshme është e vështirë për të gjithë ne. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me të gjithë liderët evropianë nga Bratislava, Kishinau, bisedimet me Macron, Scholz, deri te lufta për popullin tonë në Kosovë”. ”Në fund dua të falënderoj të gjithë njerëzit për mbështetjen e madhe, për faktin që e kuptojnë se sa shumë luftojmë për Serbinë tonë”. Tutje ai tha se Serbia nuk do të bie nën presionin ndërkombëtar dhe dorëzimi nuk është menduar asnjëherë, transmeton klankosova.tv. ”Dhe për ata që kanë frikë, që pyesin nëse do të dorëzohemi dhe do të biem nën presion, përgjigja ime është – S’ ka dorëzim, dhe asnjëherë dorëzimi nuk ka ardhë në konsideratë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 6 orë më parë