Deri nesër kanë afat partitë politike që të ngrisin çështje shtesë për datën e zgjedhjeve NULL NULL 15.08.2024 12:17 15.08.2024 12:17 Presidenca Partitë politike në vend deri nesër e kanë afatin e fundit për të dërguar ndonjë çështje shtesë për vendosjen e datës së zgjedhjeve nacionale, pos diskutimeve dhe propozimeve që patën me presidenten Vjosa Osmani javë më parë. Në një konferencë për media, presidentja Osmani tha se kur t’i marrin të gjitha këto çështje shtesë, nga nesër do të ulet me kabinetin e saj të punojë për vendosjen e datës së zgjedhjes. “Ju kemi dhënë partive kohë deri në fund të kësaj që të ngritin ndonjë çështje shtesë që nuk e kanë ngritur atë ditë, pra do të kemi kohë nesër deri në fund të orarit nëse kanë vlerësime shtesë dhe pastaj pasi të përfundon orari, ulemi i dëgjoj vlerësimet e kabinetit tim”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024