Deri në vitin 2030, Evropa do të jetë e pavarur nga energjia ruse - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deri në vitin 2030, Evropa do të jetë e pavarur nga energjia ruse

NULL NULL
4 months më parë

Komisioni Evropian ka propozuar një përmbledhje të një plani për ta bërë Evropën të pavarur nga lëndët djegëse ruse para vitit 2030, duke filluar me gazin.

Njoftimi vjen pasi Rusia më parë kërcënoi se do të mbyllte tubacionin e saj kryesor të gazit për Gjermaninë nëse Perëndimi vazhdon me ndalimin e naftës ruse.

Ky plan gjithashtu vjen si një përgjigje për rritjen e çmimeve të energjisë në Evropë dhe për të ndihmuar në rimbushjen e rezervave të gazit për dimrin e ardhshëm, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Plani synon edhe të reduktojë kërkesën e BE-së për gazin rus me dy të tretat përpara fundit të vitit.