Deri në ora 15:00 në Kosovë votuan 27 përqind e atyre me të drejtë vote

Deri në ora 15:00 në Kosovë votuan 27 përqind e atyre me të drejtë vote

NULL NULL
2 months më parë

Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 në Kosovë kanë votuar 27 përqind e personave që kanë të drejtë vote.

Ashtu edhe si në zgjedhjet e kaluara, komunat me më së shumti dalje prijnë ato me shumicë serbe.

Ndërsa, prej komunave më shumice shqiptare, prin Kamenica me 32,09 përqind të votuesve të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre, më pas është Skenderaj me 30,45 përqind, Prishtina me 29,51 përqind dhe Podujeva me 28,84 përqind.