Deri në 15:00 votuan mbi 50% e mërgimtarëve në përfaqësi diplomatike NULL NULL 08.02.2025 17:08 08.02.2025 17:08 KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 19 shtete të botës. Sipas KQZ-së, deri në ora 15:00 nëpër përfaqësi diplomatike kanë votuar 50.91% e votuesve nga 20 mijë e 324 sa janë të regjistruar. “Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91%”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, transmeton Klankosova.tv. Vendvotimet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës do të jenë të hapura deri në ora 19:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025