19:11, 2 Prill 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot një lajm tejet të mirë sa i përket betejës me koronavirusin.

Ajo ka njoftuar se sot pesë pacientë e kanë fituar luftën me Covid-19 në Tiranë.

Manastirliu tha se ata do ta lirojnë Spitalin Infektiv dhe do të shkojnë në shtëpi.

“Pesë pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv. Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID19.”

Konkurs Pune

Lexo më shumë