Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për therjen fatale të vëllait në Prishtinë NULL NULL 28.10.2024 10:06 28.10.2024 10:06 Foto nga arkivi. Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e mbrëmshëm, ku Gent Myftari dyshohet se ka therur për vdekjen vëllanë e tij, Auron Myftarit. Në raport bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore”. “Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet tutje në raportin e policisë. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Reagon vëllai i personit që u ther për vdekje në Prishtinë: Kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet Theri për vdekje vëllain, flet kryeprokurori: Sipas informacioneve fillestare i dyshuari është me të meta psiqike *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.