Dërgohet në gjyq personi i cili goditi me shuplakë presidentin francez Macron - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dërgohet në gjyq personi i cili goditi me shuplakë presidentin francez Macron

NULL NULL
10/06/2021

Personi i cili po akuzohet për goditjen e Presidentit francez Emmanuel Macron,  gjatë një vizite në Francë këtë javë do të paraqitet për gjykim të menjëhershëm, thanë autoritetet franceze.

“28-vjeçari i identifikuar si Damien, ka pranuar gjatë seancës se ka goditur kreun e shtetit”, tha prokurori publik Alex Perrin në një deklaratë.

Incidenti ka shkaktuar zemërim në të gjithë vendin, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Macron, i cili ishte në një vizitë në një shkollë mikpritjeje në Drome, u godit të Martën në fytyrë ndërsa po shtrëngonte duart me një anëtar të publikut.