Dërgimi i trupave shtesë në Kosovë, Stoltenberg: S’do të thotë që heqim dorë nga zgjidhja politike NULL NULL 01.06.2023 09:28 01.06.2023 09:28 Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë nuk do të thotë se Aleanca Veriatlantike heq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike. Këtë Stoltenberg e tha para takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo të Norvegjisë, duke folur për dërgimin e 700 trupave shtesë të NATO-s në Kosovë dhe edhe një batalioni në rast nevoje, raporton AnadoluAgency, transmeton Klankosova.tv. “Kjo nuk do të thotë se NATO heq dorë nga një zgjidhja politike”, është shprehur Stoltenberg. Tutje, ai shtoi se dërgimi i trupave shtesë të NATO-s po bëhet për të ndihmuar në uljen e tensioneve. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.